Analisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin “Open” në News24, duke komentuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale, tha se duhet të ndryshojë qasje, pasi kërkon të zhbëjë të gjitha gjërat që ka bërë qeverisja e djathtë. Baçi tha se problem është fakti që Rama kërkon të bëjë spektakël dhe jo të japë llogari. Kjo, sipas tij, tregon mungesë përgjegjësie dhe respekti ndaj qytetarëve.

Agim Baçi: Ideja që bufin e mori në tryezë e relativizoi. LaCivita ka bërë fushatë madhështore në SHBA, ai saktësoi veten se është privatisht jo nga departamenti. Dha mesazhe të zgjuara. Duhet ta pranojmë ca është bërë, në këtë pikë Rama duhet të ndryshojë qasje. Berisha në 2005 fitoi me gjuhë pozitive.

Rama kërkon spektakël, ideja që ai ka qëllim spektaklin dhe jo llogari dhënien, nëse ai i shmang këto dhe përgjegjësinë, ai tregon mungesë respekti për qytetarët.

Ai thotë përtej të majtës dhe të djathtës, ai ka të drejtë se nuk ka koalicion me të tjerë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb