Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka ironizuar arrestimin ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa thekson maxhoranca rrezikon të ketë të njëjtin fat.

Duke vijuar me të njëjtën linjë Zhupa ironizon me shprehjen e Beqajt, se do të kenë po të njëjtin sukses në jetë.

“E kuptoj se privatisht i merrni ato taksat e parave, por duhet të jepni llogari. Pse nuk ktheni përgjigje për mungesën e ilaçeve? Ju keni quajtur veprimtari private rastet e trafikut të drogës? Ju e keni quajtur Kuvendin organ politik për të bërë debat politik, por ne punojmë për qytetarët. Është e pranueshme që ju të bëni një refuzim të pashpjegueshëm që lidhet me Ramën. Rama duhet të vijë në Kuvend dhe të japë llogari. Kërkesa ime është që të tërhiqeni nga votimi i turpshëm që keni bërë. E di që janë duke u monitoruar nga drejtësia, por të vinë të flasin në kuvendin e Shqipërisë. Në të kundërt, e gjithë maxhoranca do të ketë fatin e Ilir Beqajt, suksese në jetë!”, tha Zhupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb