Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje bizneseve që të regjistrohen dhe të lëshojnë kupon, sepse pasojat ligjore janë të rënda.

Kryeministri u ndal te operacioni kundër informalitetit i cili ka nisur të zbatohet me kontrolle intensive në terren.

Rama paralajmëroi zero tolerancë për abuzuesit, ndërsa publikoi foto nga bizneset të cilave u është bllokuar aktiviteti.

“Stop informalitetit. Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese. Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero tolerancë”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: