Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale iu bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, për të kontribuuar për sigurinë e vendit.

Rama ka publikuar edhe linkun, ku të rinjtë mund të aplikojnë për të qenë pjesë e Forcave të Armatosurat ë Republikës së Shqipërisë.

“Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit🇦🇱

Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë🤝

#KrenarPërShqipërinë🦅♥️

#VetëmPërpara➡️🇪🇺

#SHQIPËRIA2030”, shkruan Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb