TIRANE- Kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo mëngjes, ka zgjedhur që të ndajë me publikun një foto nga një rrugë në Kavajë.

Vetëm pak orë pas darkës me aleatin e tij, Ilir Met, kreu i qeverisë ka postuar në faqen e tij në ‘Facebook’ imazhe nga ‘Rruga e Tironsave’, duke sjellë krahasimin mes asaj që ka qenë në 2013-ën dhe transformimit që ka pësuar sot.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Rrugës së Tironsave në Kavajë më 2013 dhe sot ?”, citohet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: