VLORË- Nisjen e punimeve për hapjen e shtratit ku do të ndërtohet rruga Transballkanike në Vlorë është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Duke postuar një foto nga prishja e ndërtimeve pa leje që kanë zaptuar hapësirat publike, Rama shkruan se pas vitesh zvarritje kjo rrugë do bëhet realitet.

“Nis në Vlorë puna për hapjen e shtratit ku do ndërtohet më në fund pas vitesh zvarritjeje “Transballkanikja” e plotë”.

Më herët edhe Inspektoriati Mjedisor Kombëtar i Territorit bën me dije se ka nisur operacioni në lagjen Kushtrimi në Vlorë, për lirimin e hapësirave publike, me qëllim zbatimin e projektit të rrugës Transballkanike.

IMKT-ja bën me dije se, është arritur mirëkuptimi edhe për banorët që kanë zënë hapësirat ku pritet të zbatohet projekti i rrugës, madje ata kanë bashkëpunuar me inspektorët.

IMKT sqaron se puna do të vijojë edhe në ditët në vijim për lirimin e të gjitha hapësirave që pengojnë zbatimin e projektit të rrugës Transballkanike.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: