Kryeministri Edi Rama ka treguar sot në Asamblenë Kombëtare të PS bisedën e zhvilluar me kreun e Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar Elio Hyska. Nuk kanë munguar kritikat e kryeministrit, i cili tha se duhet të nxirret mësim nga eksperienca.

“Kur filloi protesta e pyeta Elion: ça bën, si je? Ku i ke të tutë, më tha aty tek Kryeministria. Shumë mirë, shumë mirë, edhe FRESSH aty tek kryeministria, fëmijët tanë. Domethënie shumë e madhe. Por nga ana tjetër ka ardhur koha të nxjerrim një mësim nga eksperienca dhe studentët. Edhe ata të forumeve të doktoreshës dhe artistit nuk i donin në protestë, kishin turp.
Nuk do jetë vetëm FRESSH do ketë dhe organizata të tjera. Duam t’u japim mundësi të rinjve të organizohen në organizata”, paralajmëroi Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb