TIRANË- Kryeministri Edi Rama vazhdon programin e tij duke lëvizur në të gjithë Shqipërinë për t’u takuar me socialistët dhe qytetarët dhe për të treguar punën e qeverisë së tij. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka përshëndetur ndjekësit e tij në “Facebook” me një foto të Pazarit të Korçës, si ishte dhe si është bërë. Ai thotë se shumë është bërë por ende mbetet për t’u bërë dhe sipas tij ka shumë për të humbur nëse ndalemi sot. Rama tregon edhe ku do të jetë sot.

“MIRËMËNGJES  ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Pazarit të ri në Korçë më 2013 dhe sot?
Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj këtë mbasdite do të jemi më shumë se kurrë tek Parku Rinia i Korçës, me votuesit e parë dhe rininë korçare, të bashkuar #PërKorçënQëDuam? #PërShqipërinëQëDuam???? me #Drejtësi #Shtet? #Punë? #Mirëqenie? me #PartinëSocialiste?”, shkruan Rama.

Rama fb

Dje dy zyrtarë të lartë të BE-së negociuan me maxhorancën dhe opozitën për zgjidhjen e krizës por pa sukses. PD nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për qeveri teknike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme nga ana tjetër maxhoranca kërkoi miratimin e vettingut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb