TIRANE – Pavarësisht se ndodhet me pushime në Dhërmi, kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje qytetarëve që komentojnë në faqen e tij në “Facebook”. Kryeministri ka debatuar me komentuesit që i kanë shkruar në postimet e tij për “Rilindjen Urbane”.

Kryeministri Rama thekson se qeveritë e mëparshme nuk i kanë administruar si duhet të ardhurat, ndaj qeveria e sotme është në një pozicion jo shumë komod, pasi nuk ka para për veprat jetike që i duhen vendit.

DEBATET
Majlinda: Si pushuese e përvitshme në qytetin e Vlorës, gjykoj se Vlora ka një nevojë urgjente për shtrimin e sistemimin e rrugëve dytësore, të lagjeve. Eshtë një tmerr i vërtetë të futesh nëper to me makinë. Në shumë qytete të tjera, edhe më të vogla janë shtruar rrugët e lagjeve. Po Vlora turistike pse ka mbetur kaq pas dore???

Edi Rama: Si mendoni ju e dashur Majlinda se kjo që thoni është diçka që unë nuk e di? Diçka që Kryebashkiaku i Vlorës nuk e di apo që nuk e dimë të gjithë njësoj si edhe ju?! E dimë dhe e kemi fort parasysh, por çka është shkatërruar në kaq shumë vite nuk rindërtohet dot në kaq pak vite, apo jo?! Jo se të shtrosh rrugët dytësore të Vlorës apo të kujtdo qyteti tjetër duhen ndonjë shkencë e madhe, po duhen shumë më shume para se ç’kemi dhe prandaj e kemi nisur nga akset kryesore e patjetër do vazhdojmë edhe me dytësoret! Ju përshëndes.

Elton: Koloseu në qendër të Romës u ndërtua për ti hequr vëmendjen popullit nga korrupsioni e varfëria. Ndërto njëherë ujësjellësat të kenë njerëzit ujë nëpër shtëpi. Bej kanalizimet se qytetet tona mbyten me dy pika shiu e rrezikon të të përmbyten dhe ato qendrat për të cilat flet e të ti marrë lumi. Hap vende pune se po të ikin njerëzit nga vendi e s’ka kush të ti mbushë shëtitoret e qendrat me njerëz.

Edi Rama: Elton, nuk e ke lexuar apo nuk e ke kuptuar komentin tim, ne ndërkohë që po të shpjegoj edhe diçka të thjeshtë: Të gjitha veprat që kërkon ti janë ashtu si thua ti, jetike, po edhe ato do ishin bërë në 25 vjet nëse paratë do ishin shpenzuar me logjike dhe shtetit do ishte bërë shtet e do t’i administronte duke garantuar shërbimet e pagesat! Të dyja kanë munguar dhe ujësjellësat jane zhytur ne borxhe me keq se ndermarrjet shteterore te energjise. Pra duhet shume para qe nuk i kemi per t’i bere te gjitha njeheresh, duhen struktura te forta administrative ne bashki, prandaj e beme edhe reformen e bashkive, dhe natyrisht duhet kohe. Sa per vendet e punes, vende pune jane hapur dhe do vazhdojne te hapen, nderkohe qe ka afro 30 mije vende pune te lira ne sektorin privat aktualisht! Shqiperia nuk eshte e gjitha e papune sic thua ti apo sic propagandojne ata qe ashtu u intereson. Jo ne Shqiperi ka papunesi padyshim (ku nuk ka?!), po ka shume njerez qe punojne dhe paguajne taksat me te cilat ne bejme sa mundemi! Asgje nuk eshte roze, por ne 3 vjet eshte bere me shume se ne shume e shume vjet bashke per te hyre ne rrugen e ndertimit te nje shteti serioz. Te kerkosh me shume eshte normale, po pak me shume arsyetim Elton dhe nje keshille: Me shume lexime Gjithe te mirat.

Elton: Ju falenderoj për përgjigjen z. Kryeministër! Nuk pretendoj qe te behen ne 3 vite ato qe nuk jane bere ne 25. Por dhe me strategjine tuaj nuk jam dakord. Ju po i pikturoni fytyren Shqiperise, nderkohe qe ajo i ka kepucet me balte e rrobat e grisura. Keshtu doni ta coni ne ballon e Brukselit?!
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: