TIRANE– Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste deklaroi se problemi kryesor i platformës është niveli i ulët i përgjigjeve që kryebashkiaket u japin qytetarëve.

Rama teksa kritikoi kryebashkiakët e PS për faktin se nuk përgjigjen, theksoi se ata të djathtë nuk shkruajnë fare. Po ashtu ai bëri të ditur se një ndër kriteret që do të përcaktojë faktin nëse këtë kryebashkiakë do të kandidojnë sërish është fakti sesa rezultativ do të jenë. Po ashtu ai bëri me dije se nga sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

“Ne do fillojmë fushatën sot. Listat e përfaqësuesve nuk mund ti bëjmë natën e fundit. T’i bëjmë sipas qejfit e mos mbajmë asnjë përgjegjësi se si sillen. Këshilltarët bashkiakë sot, duhet t’i japin mundësinë shumë të tjerëve. Duke nisur në këtë fushatë të llogaridhënies të kryetarëve të bashkive. Atë që bëri qeveria duhet ta bëjnë kryetarët e bashkive në cdo njëri për të dëgjuar e mbledhur dhe qeveria duhet të kuptojë nëse e ka më për betejë kreun e bashkisë apo të gjejë një tjetër. Problemi kryesor i platformës: kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen. Niveli i përgjigjeve është shumë i ulët. Ata të PD nuk shkruajnë fare. Si ka mundësi, ndërsa çdo ministër e ka detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale. Ndërsa te pushteti vendor, te bashkitë nuk ndodh. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë. Do të jetë një nga kriteret që do i japim kreu të bashkisë që do të rikandidojë ose s’duhet të kandidojë”, tha Rama.

Në vazhdën e kritikave Rama theksoi se kryebashkiakët ende nuk po u japin paratë fermerëve.

“Sot akoma s’po u japin fermerëve paratë. Kush e mban përgjegjësinë. Kryetarët e bashkisë ca do i thoni pas një viti atyre në fshat që kemi bërë rrugë po pastaj? Sa agroturizme, sa pika grumbullimi. Reforma territorial është reformë me komponentë zhvillimi rural, që merret me njerëzit eksportet. Zero! Ca ti themi? Kanë të drejtë. Duhet ne të bëjmë më shumë s’ka rrugë tjetër. Cfarë ti themi më tutje atyre që duan të vijnë në Shqipëri e të shkojnë në hotele me 5 yje. Ku janë? Sa kohë do kalojë që të ndërtohen. I di unë projektet e bisedat puna është të bëjmë. Të bëjmë gjërat që mund të bëhen”, tha kryetari i PS.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb