TIRANE– Kryeministri Edi Rama zgjodhi për të uruar besimtarët e Krishterë për Pashkët, një imazh të restauruar të ikonës së famshme Burimi Jetëdhënës, në vitin 2013 dhe sot.

Teksa ndalet tek ndërhyrjet e bëra deri më tani për restaurimin e trashëgimisë kulturore, Rama thotë se ka ende shumë për të bërë.

“MIRËMËNGJES ?
Dhe ju uroj GËZUAR PASHKËT me këtë imazh të ikonës së famshme Burimi Jetëdhënës në 2013 dhe sot?
Kjo vepër e mrekullueshme, është tanimë pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri bashkë me shumë ikona të tjera të shpëtuara e të nxjerra në dritë, me forcën e dashurisë për këtë vend, të respektit për vlerat tona historike e kulturore, të pasionit politik për ta rilindur Shqipërinë.
Shumë është bërë për trashëgiminë dhe thesaret tona historike e kulturore. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për #ShqipërinëQëDuam ???? me #Shtet #Punë #Mirëqenie?”, shkruan kryeministri Rama.

rama

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: