TIRANE- Urimin për një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët, kryeministri i vendit Edi Rama e ka bërë sot me pamje nga Kalaja e Gjirokastrës.
“MIRËMËNGJES ?dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike të Gjirokastrës?”,- shkruan ai, duke ndarë edhe foton.
Por komentuesit dalin drejt e në temë. Ata i kujtojnë kryeministrit hallet e tyre, zonat ku mungojnë investimet dhe një problem shumë shqetësues siç janë zjarret, prandaj e ftojnë të dalë në punë.
Komentuesi 1: Shqipetart e Shqiperis duan pune dhe buke me ngren se po vuajn shume o gjigant… Nuk duan pamje… Dite te keqija po vijn per shqiperin…
Komentuesi 2: O vella, po bej nje dite pushim te keqen, se me je bere si zilja telefonit, mengjes per mengjes me ben zgjimin???
Komentuesi 3: Kryeminister dil dhe shiko pak Himaren dhe Ksamilin që 4 vite asë një gjë nuk është përmisuar si i kemi lën këto rrenoja para 4 viteve në Himarë dhe Ksamil ashtu i gjetem prapë .
Komentuesi 4: i Meru me fotot, shqiperia digjet….hajde keyeminister hajde, tanto vendin e udheheqin ministrat teknik….shikoni si drejton rama, populli i tregon hallet….ai tregon fotot patjeter ata te shout, jo fotot ku vatrate e zjarit po shkatrojn po djegen….
(m.a/BalkanWeb)