TIRANE- Kryeministri Edi Rama në një mesazh në rrjetin social “Facebook” e ka cilësuar një ditë të shënuar për vendin tonë vizitën e sotme në Tiranë të kancelares gjermane Angela Merkel.

Kreu i Qeverisë shqiptare theksoi ndër të tjera se kjo është vizita e parë e një kancelareje, ndërsa nuk e fsheh kënaqësinë e këtij takimi, aq sa i ka uruar mirëseardhjen në gjermanisht.

“Ditë e shënuar për vendin tonë vizita e parë dypalëshe e një kancelari të Gjermanisë në Shqipëri! Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel”, citohet në mesazhin e Ramës. Kancelarja Merkel pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 13:40, ndërsa konferenca e përbashkët mes dy homologëve është parashikuar të mbahet në 15:30.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: