Ish-deputeti i PD Endri Hasa përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Edi Rama vazhdon të gënjejë hapur shqiptarët.

Hasa mori si shembull projektin “Shell”, duke thënë se Rama deklaroi sot se ky është një projekt që është vënë tashmë në zbatim, por në fakt, “Shell” sipas Hasës, ka në Shqipëri që në vitin 1994.

Nisur nga ky fakt, Endri Hasa shprehet se Edi Rama sot e mban qeverinë me gënjeshtra e mashtrime, gënjen dhe mashtron shqiptarët, prandaj nesër në 19.00 të gjithë duhet të jenë në shesh kundër tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Statusi i Hasës:

Edi Rama di vetem te mashtroje njerezit ne cdo moment te dites dhe me cdo gje! Ai zgjohet dhe jeton cdo dite per propagande dhe vetem propagande. Sot u tha Shqiptarëve se Shell e solli ai ne Shqiperi ne vitin 2015. Por cdokush mund te verifikoje qarte se Shell ka qe ne vitin 1994 qe operon ne Shqiperi dhe projekti te Shpiragu gjithashtu ka qene aty vite para Rilindjes se Edi Rames. Ai eshte sot pa ide, pa shprese, ne kurth dhe i deshperuar per te prodhuar lajme pozitive , pa harruar te mashtroje. Por ate nuk e beson me askush sepse Rilindja largoi cdo investitor potencial, futi duart ne xhepat e cdo shqiptari dhe vazhdon te shkaterroje dhe te shese Shqiperine.

Propaganda e tij ka vdekur. Shqiptaret jane te bashkuar me shume se kurre per te shpetuar te ardhmen e Shqiperise duke përzënë Edi Ramen.

Nesër në orën 19:00 te gjithe ne shesh per Shqiperine e vertete, per Shqiperine e njerezve, per Shqiperine si gjithe Europa!

#25Maj #ShqiperiasiEuropa

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb