Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në një biznes të përpunimit të mermerit, ndërsa shoqërohej nga ministri i Financave në detyrë, Arben Ahmetaj. Pasi u njoh me biznesin në fjalë si dhe pritshmëritë e sipërmarrësit nga përfitimet nga ulja e taksave, kreu i qeverisë ka marrë edhe një dhuratë. Bëhet fjalë për një vazo mermeri, të cilën Rama tha se do ta vendoste në Kryeministri, atje ku ai ka deklaruar edhe më herët se arkivon të gjitha dhuratat.

“Këto biznese nga 8 mln-14 mln xhiro vjetore kanë kapacitete punësimi të mëdha. Ajo që është më ë rëndësishmja në këndvështrimin sot, se duke investuar 3 fish, investoni dhe në teknoplogji”, tha Rama.

Sipërmarrësi: Zoti kryeministër, kemi probleme shumë me profesionistët. S’ka profesionist.

Rama: Kemi nevojë të ulim numrin dhe do ta bëjmë. Do ikim numrin e atyre që shkojnë në universitet dhe të rrisim numrin e atyre që shkojnë në shkolla profesionale dhe kolegje profesionale, që të bëhen specialist. Në 10 vitet e fundit kemi nxjerrë mbi 10 mijë juristë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb