TIRANË- Kryeministri Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe disa ministra. Konkretisht Rama shoqërohet nga ministri Tahiri, Ahmetaj dhe Bushati, ndërsa ajo që bie në sy është pjesëmarrja e Blendi Klosit, i cili nuk ka asnjë rol ekzekutiv. Mbase kryeministri ka hequr dorë nga Erion Veliaj duke e zëvendësuar me Klosin, pasi ende nuk dihet roli i këtij të fundit gjatë kësaj vizite. Blendi Klosi, është një prej emrave të përfolur si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

“Sot në Emiratet e Bashkuara Arabe në pjesën e parë të një dite intensive takimesh me Kryetarin e Keshillit Kombëtar Federal Mohamed Al Murr dhe zëvendëskryeministrin, njëkohësisht President i Fondit të Investimeve, Sheikun Mansour për projektet konkrete të investimeve në Turizëm, Infrastrukturë, Agropërpunim, zhvillimin e Zonave Industriale, etj”,- shkruan Rama në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb