Kryetari i PS dhe njëherazi kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe mbrëmjen e kësaj të marte vizitat natën vonë në shtabet elektorale socialiste në Tiranë. Sonte, kreu i qeverisë është ndalur te zyra elektorale e PS në zonën e Kombinatit, zona elektorale ku drejtues politik është Blendi Gonxhja.

“Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan Rama, për takimin që u zhvillua në orët e vona.

Një mesazh, kryesocialisti kishte për demokratët të cilët i ftoi që t’i bashkohen PS-së, duke thënë se “duhet të thithet uji i kënetës në mënyrë që të filtrohet”. “Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta”, tha Rama.

Me pjesën tjetër, sugjeroi kryeministri, duhet të merret Lulzim Basha, kreu i Koalicionit Euroatlantik me të cilin Rama ka shkëmbyer replika ditët e fundit përmes videomesazheve në rrjetet sociale.

Edi Rama: Forca! Duhet futur pompa në të gjitha pikat ku të thithet sa të mundet uji i kënetës. Duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta. Sa i madh që është e, shumë i madh. Kemi Lulin që do merret me ata! Do jetë interesant, të shohim çfarë do të ndodhë…

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb