KOSOVE

Kryeministri Edi Rama ka treguar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë një bisedë që i ka treguar ministri kosovar.

Ministri i Punës në Kosovë i ka treguar Ramës se si Serbia përpiqej të bindte përfaqësuesit e BE në Beograd që të hiqnin fjalën ‘Republika e Kosovës’ nga fjalimi që pritej të mbahej të nesermen në një aktivet ku merrte pjesë edhe shteti i Kosoves.

Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. What the Fu*k do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian.”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb