Në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” kryeministri Edi Rama foli mes të tjerash edhe në lidhje turizmin dhe investimet në këtë sektor.
“Turizmi konsiderohet eksport. Ti nuk e merr mallin ta çosh jashtë, por merr konsumatorin nga jashtë e sjell këtu”, tha Rama.

Kreu i qeverisë informoi se shumë shpejt pritet të fillojë ndërtimi i resortit të parë të skive në zonën e Korçës.

“Së shpejti do të fillojmë resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh serioz nga Austria. Arkitektë janë austriakë, autorë të resorteve më të famshme të Austrisë dhe Zvicrës”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb