TIRANE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video që u mëson bizneseve si të marrin shërbimin me vulë elektronike për bizneset, përmes portalit e-albania.  Përmes një video të ndarë nga vetë ai, kryeministri Rama shkruan se me këtë shërbim të ri bizneset do kenë mundësi jo vetëm të kursejnë kohë, por edhe të shmangin evazionin fiskal përmes portalit e-albania.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë shërbim të ri elektronik e lehtësues për bizneset në portalin e-albania që kursen kohë, para dhe shmang evazionin fiskal, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb