TIRANE- Së bashku me Lindën, të kapur për dore me drita në sfond. Është kjo fotoja që ka zgjedhur kryeministri Rama të ndajë me miqtë e Facebook-ut për të uruar 8-Marsin. “Gëzuar 8-Marsin”, ka shkruar kryeministri Rama në përshkrimin e fotografisë të cilës i ka shtuar edhe disa trëndafila.

Por përveç urimeve të shumtë janë komentuesit që i kërkojnë Ramës të zgjidhë punët e politikës, siç është edhe protesta e opozitës. Ndërsa dikush i kërkon të bashkëpunojë me opozitën, dikush tjetër i thotë se duhet t’i heqë tashmë nga bulevardi.

Qytetari 1: Beje nje te mire sot per 8 mars meqe thua se i vlereson grate . Ulu bashkepuno me opoziten e beni cka ju ka kerku Europa e na futni ne Europe se boll na mbajtet peng.Beje per te gjitha grate e vajzat ,per cdo familje shqiptare qe duan te ndertojne nje jete ku duan vete e si duan vete.Po ta kerkoj ty zoti Edi Rama se per ty kam votu e tek ti kam te drejte te kerkoj.
gruaja 1

Qytetari 2: I ke fajet vet zoti Kryeminister qe e len Qadren e Ahengut ne mes te Bulevardit dhe nuk e shkul dhe ta hedhesh ne ujrat e zeza te Lanes se aty e meritojne kjo Kope Kjotash.
qytwetari 2
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: