KORCE– Nga Korça ku zhvendosi këtë fundjave mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Rama është ndalur tek projektet për këtë qark, dhe fushat kryesore ku ato janë përqendruar. Në konferencën për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama tha se fokusi i qeverisë është tek turizmi, bujqësia, si dhe investimet e ndryshme në shkolla, ujësjellësa e përpunim mbetjesh.


“Kemi zhvendosur në Korçë 406 projekte për mandatin e parë. Në Zëmblak do të ndërtohet termocentrali, i cili përfundon në vitin 2021. Sa i takon infrastrukturës, është duke përfunduar segmenti Qafë-Thanë-Lin- Pogradec, dhe po vijohet me segmentet e tjera. Gjatë dy viteve të ardhshme ne do të fokusohemi për të çuar më tej punën për aksin Qukës-Qafë Plloçë. Kemi një projekt për aksin Drilon-Tushemisht. Do të ndërhyhet në rrugën e Ersekës, të Dardhës, Voskopojës, etj. Investime do të ketë edhe në bujqësi dhe argotizëm. Nuk do të hyj me detaje në projektet që i takojnë trashëgimisë kulturore. Janë një dyzinë projektesh të kësaj natyre. Korça është një qark që përfiton ndjeshëm nga programi i ‘100 fshatrave'”, u shpreh kryeministri Rama.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb