Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, autori i golit të dytë u shpreh mjaft i kënaqur për golin e tij të parë më fanellën kuqezi dhe tha se vetëm në mengjes e mori vesh se do të luante titullarë.

“Jam shumë i kënaqur, falenderoj stafin, lojtarët e tjerë dhe publikun. Të gjithë na ndihmuan për golin, të realizoj golin as në ëndërr se kisha imagjinuar. Sot në mëngjes e mora vesh që do luaja titullar, më tha trajneri a isha gati. Mendoj se ndihem mirë me skemën, kisha siguri, trajneri më tha luaj si di vetë”.

“Të them të drejtën mora topin për të qarkulluar por pashë hapësirën dhe godita. Do shkoj fillimisht me pushime, më pas për merkato mendon menaxheri”, tha Ramadani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb