Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares komentoi humbjen 0-1 ndaj Gjeorgjisë.

“Ndeshje e vështirë, donim të sulmonim, por ata u mbrojtën me 5 e pastaj edhe me 3 mesfushor. Na vuri në vështirësi. Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne. Sot nuk ishte dita jonë, por jemi në nivel të njëjtë.

Ata e përgatitën ndeshjen mirë me kundërsulme, Bënë gol dhe ishte shumë e vështirë t’i çanim mbrapa.

Kur dilnim në sulm duhet të isha afër Kvaras, ai bëri diferencën me ne që i shkonim pas dhe të tjerët shfrytëzuan mundësinë”, tha Ramadani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb