Pas fitores 1-0 ndaj Gjeorgjisë në Nations League, mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani u shpreh se triumfi erdhi pas skuadra dha maksimumin. Ndër të tjera, Ramadani përmendi faktin që kuqezinjtë treguan karakter që në fillimin e ndeshjes.

“Sot e kemi dhënë të gjithë shpirtin në fushë. Në Çeki pësuam në minutat e para dhe e kishim të vështirë. Sot treguam karakter dhe e dëshmoi rezultati në fund. Unë mendoj se gjithëkush është i gatshëm të japë 100%, në skuadrën tonë nuk ka kurrë hatërmbetje. Jemi të bashkuar dhe kushdo që futet për herë të parë duan ta tregojnë veten dhe e bënë shumë mirë këtë gjë.

Unë mendoj që kur u lëshuam në kundërsulm me Jasirin ishin disa raste pasi kishim hapësira. Jasiri pati dy herë shansin dhe më tha që ishte i lodhur dhe nuk i diskutuam më shumë. Në Pragë nuk kemi bërë shumë që të merrnim diçka, ishte vetëm rasti i Jasirit. Por këto ditë kanë qenë të vështira pasi jemi kritikuar, por na kanë bërë më të mirë”, tha Ramadani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb