TIRANE

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në Kuvend u ndal gjerë e gjatë te situata politike në vend me akuza dhe kundërakuza ndaj opozitës aktuale.  Në fjalën e tij, kryeministri  komentoi  për herë të parë edhe partinë e re e krijuar së fundmi, Bindjen Demokratike.  Rama tha se pas kësaj partie mund të fshihej, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka futur në zgjedhje kryetarin e kësaj force të re, ish-deputetin Astrit Patozi, po jo ai vetë.

“Për çfarë flasin këta? Për drejtësinë që po e kapim ne. Me ndihmën e kujt, me ndihmën e hollandezëve, amerikanëve, që monitojnë çdo proces Vettingu, dhe pa thënë ata asgjë nuk kapet. Kam formuar unë bindjet demokratike. Si e vunë Bindjen Demokratike me Astrit patozin. Nga ndryshon Astrit Patozi nga Saliu apo Luli. Astrit Patozin e futi ai në zgjedhje.  Një çun për rrugë një çun për zgjedhje pastaj të shohim ku të dalë,.

E kam parë në distancën nga karrikia deri atje dhe nuk kam komunikuar në asnjë formë. Me zonjën Hajdari do të bëjnë të njëjtën gjë me babën e Hajdarit.

Unë vërtet bashkëpunoja me lulin në atë kohë, por nuk ndërhynim te listat e njëri tjetrit. M aka bërë këtu në Kuvend akuzën. Tani, ku e keni parë njëher Saliu që të mos shajë.

Zgjedhje e lirë domenthënë Bindje Demokratike, s’ka tjetër.  Unë di që nuk kam lidhje me këtë punë dhe as më intereson fare çfarë merr dhe çfarë nuk merr nga të tjerët. Ndryshimi është se ky copa e SHQUP-it nuk e do Monikën. Ça do bëjmë pastaj kur ta djegim kemi Astritin dhe kush do e hajë prapë Myslimi si gjithmonë. Tani që t’i biem shkurt. Pse ma bën me shenjë, t’i ia pe filxhanin Monikës. Jo se ty të kanë marrë mësysh pa filxhan. Kemi bërë një ligj për të gjithë ata që tentojnë të prekin zgjedhjet. Dhe nuk e di se ku do i gjejë Luli me Monikën budallenjtë. Gjatë kësaj kohe duhet të dijë që pengimi i elementeve zgjedhore, dënohet 1-5 vjet burg. Falsifikimi i materialeve zgjedhore dënohet 1-5 vjet burg. Korrupsioni 1-5 vjet burg. Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësvje në zgjedhje dënohet deri në 3 muaj ose  3 vjet.

Kur është në bashkëpunim 2-5 vjet burg. Se Luli thotë unë jam popull se jam mbrapa dhe fshin lotët sa herë që i vijnë armët kimike. Ata i këndojnë djellit të mëngjesit dhe thonë a është kjo dita e fundit apo jo.

Në qoftë se këtu në Shqipëri ka budallenj që janë të gatshëm të përballen me këtë ligj të votuar nga Parlamenti në mbështetje të PS, për hatër të Lulit, apo se filxhani se ka nxjerr akoma qartë. Apo të bëjmë një rrëmujë që të përzihet llumi i filxhanit. Më e bukura është kur thotë Fatmiri, a ka fantazëm më të madhe se Partia Republikane. Paqja e zotit qoftë mbi të dhe Fatmir Mediu hyn në parlament si xhep fallso i Saliut, i cili thotë që partitë fantazme  nuk mund të marrin peng sistemit. 4 kryetarë që zihen kush do paguajë biletin e furgonit dhe tani shqiptarët janë budallenj që do shkojnë për shkak që i besuan filxhanit të Monikës. Kjo ëhstë fantazi e njerëzve të shfrenuar që nuk dijnë se çfarë të bëjnë, se rrëmujë duan dhe thonë pastaj se nuk e kemi reformën në drejtësi. Nuk e kemi se duam të pengojmë negociatat por se duam të çlirojmë Shqipërinë.

Doli një telefonatë,e  gjitha kjo është një fatkeqësi relative që ka një të vërtetë relative që ata nuk ka mundin dot. Por të vazhdojnë të punojnë njerëzit, duan apo s’duan ata.”- u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb