Ai është një prej aktorëve më të njohur të filmave aksion, por kjo se ka penguar Sylvester Stallonen që të tregojë anën e tij të butë duke marrë pjesë në reklamën e bukës Warburtons.
Në reklamë, Stallone luan rolin e një furrtari që ndihmon në shpërndarjen e bukës për blerësit.
Reklama është shfaqur në mbrëmje gjatë episodit të ri të “Britain’s Got Talent”.
“Isha shumë i lumtur që u përzgjodha nga Warburtoni, për të sjellë ngjyrën e Hollywodit, ose zhanrit aksion dhe ta përziejë atë me realitetin e kompanisë gjigante”, ka thënë Stallone.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb