Ish- kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në Lezhë, ku ka prezantuar kandidatin e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit për këtë qytet, Bardh Gjonin.

Ai ka deklaruar se nuk ka forcë në botë që do t’i ndalojë të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shtoi se është i vendosur që më 14 maj të firmosë ndryshimin shpëtimtar pë vendin.

“Me pjesëmarrjen e tyre i çoni mesazhe drithëruese atyre që në pallatet e krimit mendojnë se do të mposhtin opozitën shqiptare, se do vazhdojnë pushtetin të bazuar në vjedhje, krime poshtërsi. mendojnë se mund të mbajnë Shqipërinë si çifligun e tyre dhe familjarëve e do përzënë edhe shqiptarin e fundit nga kjo tokë.
Kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu e do fitojmë. Sot Shqipëria po shkretohet, ka humbur në 8 vite 1/3 e popullatës së saj. Në 8 vite vetëm hapësirën e BE janë larguar 937 mijë shqiptare, 80 perqind nën 30 vjeç, kjo është politikë shkretimi, genocidi, shpopullimi.
Ata do përfundojnë në koshet e historisë. Jemi të vendosur më 14 maj të firmosim ndryshimin shpëtimtar për Shqipërinë. Nuk ka forcë në botë që na pengon të marrim pjesë në zgjedhje e t’i fitojmë”, ka deklaruar Berisha.

Berisha shtoi se  kjo qeveri dhe kryeministri do të largon me votë, protestë dhe mosbindje civile.

“Fundin e ka të sigurt nga ne. E di që e ka fundin si McGonigal, ai në SHBA ky në Shqipëri në mos e marrshin me avion të posaçëm.

Edvin të jap fjalën e nderit që do të përzëmë me votë e protesta, me votë e mosbindje civile, ne monizmin tënd do ta mundim me çdo kusht.

Rama hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD të hyjnë në zgjedhje sepse është i mundur.

I bëj thirrje çdo demokrati të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: