Kryeministri Edi Rama zbuloi gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se do të takohet sot me Presidentin Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë konfirmoi se do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili do të mblidhet sot nga Presidenti Meta.

“Mos vonohemi se kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Në 08:30 do të jemi në atë mbledhje”, tha Rama në mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet në orën 08:30, i thirrur nga Presidenti pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb