Nuk ka dyshime se fama e lojtarit të ashpër e ka përndjekur gjatë gjithë karrierës së tij dhe këtë e tregon qartë edhe fakti se ai është një ndër rekordmenët e kartonëve të kuq, por duke parë edhe atë që ndodhi së fundmi me Mohamed Salahun në finalen e Champions-it, Kombëtarja spanjolle ka dashur të marrë leksione të qarta në lidhje me mënyrën sesi do të arbitrohet sivjet.

Kapitenit iberikas në veçanti, por edhe të gjithë lojtarëve, u është këshilluar që të mbajnë bërrylat poshtë, sepse ata sivjet nuk do të falen. Madje, edhe protestat do të jenë të limituara, por mbi të gjitha çmenduritë e momentit, duke qenë se me kamerat e shpërndara të “VAR”-it, sivjet asgjë nuk shpëton.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ramos-merr-leksione-te-personalizuara-per-var-in-ja-nga-cfare-duhet-te-kete-me-shume-kujdes/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: