Sergio Ramos vazhdon ta ngrejë në qiell bashkëlojtarin e tij Luka Modric. Mesfushori kroat fitoi çmimin si futbollisti më i mirë në Evropë nga UEFA duke mposhtur konkurrentin Ronaldo.

Ndërsa Ramos beson se Modric e meriton edhe çmimin nga FIFA si futbollisti më i mirë në botë dhe Topin e Artë.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë se kroati i meriton këto çmime por ato i jepen lojtarëve që kanë më shumë marketing.

“Modric është një nga lojtarët e paktë që nëse do ta fitonte çmimin do të gëzohesha si për vete”, tha Ramos. “Por ndonjëherë ‘Topin e Artë’ e marrin lojtarët që kanë më shumë marketing”, ka thënë Ramos, shkruant tg.

Këto fjalë sipas medieve spanjolle janë indirekte për Cristiano Ronaldon. Kujtojmë që Ronaldo kishte bojkotuar ceremoninë e UEFA-së për ndarjen e çmimeve. Portugezi këtë verë u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb