KOSOVE

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë dështuar të dallojnë një shaka nga lajmi i vërtetë. Në fakt, Shefi i Qeverisë kosovarë kishte rënë pre e satirës duke i uruar një humoristi të gjitha si kryeministër i ri i Ukraninës, një gafë e cila nuk i ka shpëtuar gazetarit të The Guardianit, Shaun Walker.

Haradinaj i kishte uruar suksese presidentit aktual Petro Poroshenko, por ia kishte huqur kur kishte uruar edhe “Kryeministrin e ardhshëm të Ukrainës, Vovan Luxusov”. Ky i fundit është emër i trilluar nga dy komedian rusë.

Gazetari pasi bëri publike ‘gafën’ pyeti me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov), transmeton Koha.net.

Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.

Gazetari i Guardian, i kishte bërë ruajtur postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.

Sidoqoftë, në disa vende të botës, ka nisur edukimi për media, ku edhe fëmijët i mësojnë të bëjnë dallimin ndërmjet lajmit dhe satirës, faktit nga supozimi. Në këtë grup bëjnë pjesë Franca dhe Australia.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb