Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë për BBC-në se është “plotësisht kundër” dhënies së territoreve Serbisë.

“Më 17 shkurt 2018, Kosova festoi 10 vjet pavarësi nga Serbia, por Serbia refuzon që ta njohë sovranitetin e Kosovës”, shkruan media britanike.

Haradinaj i ka thënë gazetarit Stephen Sackur të BBC Hardtalk se është “plotësisht kundër ndryshimit të kufijve, përzierjes së territoreve, sepse kjo është arsyeja se pse ndodhin tragjeditë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb