KOSOVË- Megjithëse Shqipëria ndodhet në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot në Gjakovë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Njoftimin për këtë takim të “rastësishëm” e ka bërë vetë Haradinaj parmes një postimi në rrjetin social në facebook. Sipas postimit të tij, dy politikanët opozitar njëri në Kosovë e tjetri në Shqipëri edhe pse janë takuar rastësisht kanë diskutuar për situatën e dy vendeve.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

“Pata sot, në Gjakovë, një takim krejtësisht spontan dhe shumë miqësor me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha. Diskutuam për situatën në të dy vendet tona e, gjithsesi, që temë ishte edhe fushata zgjedhore në Shqipëri, ku shfrytëzova rastin të ftoj për një fushatë të qetë dhe demokratike. Temë kryesore e këtij takimi shumë të afërt e miqësor ishte vazhdimi i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe mbështetjes së ndërsjelltë midis dy partive tona”, shkruan Haradinaj në facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb