KOSOVË

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se askush nga politika nuk ka të drejtë të fyej apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, prokurorin dhe gjyqtarin në funksionet e tyre. Sipas tij, mbështetja ndaj tyre është obligim moral, ligjor e kombëtar për çdo qytetar.

“Deri në 2 % të BPV për mbrojtje të atdheut, +2000 policë shtesë për sigurinë në rrugë e lagjet tona, +100 prokurorë në betejën kundër krimit, +100 gjyqtarë shtesë në ndarjen e drejtësisë dhe zgjidhjen e lëndëve të panumërta që presin në radhë. Ky është zotimi im. Ja kemi borxh Kosovës, t’i mbështesim ata që ruajnë dhe mbrojnë qytetarin e shtetin”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb