Pamjet filmike që jeni duke parë në këto momente tregojnë se si u organizua atentati i disa ditëve më parë në Durrës, në rrethrrotullimin e Kënetës, ku mbeti i plagosur Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj.

Këta persona, siç duket edhe në video, janë gjendur nën breshërinë e plumbave por fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë.

“Range Roveri” ku ata udhëtojnë është qëlluar nga dy persona të armatosur që dalin nga një makinë tip BMW. Për tu shamngur “Range Rover” përplaset me murin. Më pas atentatorët largohen me shpejtësi, ndërsa njëri prej personave të rënë në pritë del nga makina dhe i ndjek me vrap.

Nga atentati, mësohet se ka marrë një plumb në këmbë 36-vjeçari Julian Meçaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Plarent Dervishaj, 47 vjeç, pësoi vetëm një gërvishtje. Personi i tretë i ndodhur në makinë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk është plagosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb