4 fitore radhazi në Serie A, rezultati i 11-të pozitiv me Ranierin në stol, shifra këto që vërtetojnë mrekullinë që tekniku “azzurr” po vë në jetë në kryeqytet. E mori Romën në gjendje të mjerueshme duke e futur në garë për një vend në Evropë, madje as zona Champions nuk është e pamundur pasi diferenca me Lazio-n është vetëm 7 pikë.

Në kryeqytet i vizitonte një tjetër skuadër e momentit në Serie A, Como, madje ekipi i Frabregas i befasoi në fundin e pjesës së parë ku De Cunha përfitoi nga një përgjumje e mbrojtës së Romës duke kaluar Como-n në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 59-të, Ranieri hodhi në fushë edhe Saelemaekers, me belgun që i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë për të rikthyer baraspeshën. Situata ndryshoi totalisht pasi Como mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 63-të. Verdhekuqtë përfituan nga epërsia numerike dhe në minutën e 76-të, Dovbyk u shërbye në mënyrë perfekte në zonë duke përmbysur rezultatit. Roma ishte dhe me fat teksa në fund goditja e Vojvodës u përplas në shtyllën pingule.

Falë këtij suksesi 2-1, Roma ngjitet në vendin e 8-të. Me Ranierin në stol, Roma ka një ritëm prej kampioni pasi në 15 ndeshje kanë bërë 30 pikë, Inter 33 dhe Napoli 31.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: