Ashtu siç pritej, Di Francesco nuk është më trajneri i Romës, me verdhekuqtë të cilët bën zyrtar këtë lajm i cili erdhi menjëherë pas eliminimit nga Champions League. Duke nisur nga ora 10:30, nis zyrtarisht aventura e Claudio Ranierit në krye të ekipit kryeqytetas.

Ranieri
Ranieri

Italiani zbarkoi në Ciampino për tu drejtuar më pas zyrave të klubit ku do të firmos një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit. Debutimi i Ranierit në stolin e Romës do të jetë të hënën në sfidën kundër Empolit, menjëherë duhet të bëjë llogaritë pasi i mungojnë jo pak por 7 lojtarë. Objektivi i vetëm i Ranierit në këto momente është kualifikimi i Romës në Champions League sezonin e ardhshëm.

Duka Panucci
Duka Panucci

Të qetë nga ky lajm mund të jenë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, C.Panucci tashmë duhet të fokusohet vetëm tek kualifikueset e Europianit, pasi Roma e gjeti një trajner të ri.

Monchi Roma Agosto 2018 1280x720 1280x720
Monchi Roma Agosto 2018 1280×720 1280×720

Pas shkarkimit të Di Francescos të njëjtën fat pritet të këtë edhe Monchi. Drejtori Sportiv nuk ishte prezent në mbledhjen që drejtuesit e klubit zhvillua në Trigoria, një detaj që e bën të sigurt largimin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb