Deputeti Agron Shehaj, kreu i partisë ‘Mundësia’ ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë mes tij dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

Shehaj tha se me këtë incident që ndodhi u prishën përfundimisht raporti që kishte me Partinë Demokratike.

“Atë që nuk bëri Garda e Republikës e bëri një deputet i PD-së”, tha Shehaj. Ai tha se ishte e drejta e tij për të folur dhe nuk ka asnujë agjendë sikundër u shpreh Noka, duke e akuzuar kreun e partisë Mundësia, se po bën lojën e mazhorancës. Shehaj tha se është ai që bën opozitë dhe jo ata që pretendojnë se bëjnë opozitë. “Atyre nuk u pëlqen kur unë flas për oligarkët”, tha Shehaj.

Por ndaj Shehajt ka reaguar deputeti Saimir Korreshi, i cili nga ‘Opinion’ në Neës24 tha se me deklaratën e tij duke akuzuar kolegët e opozitës, ai tregoi arrogancën e tij.

“Me këtë fjalë dhe me akuzat që hodhi ndaj kolegëve të opozitës, unë e lë atje, nuk e apeloj fare, i uroj z. Shehaj që të marrë sa më shumë vota, veçanërisht nga e majta. Këtë arrogancë që sot shfaqi, Shehaj e ka shfaqur edhe në kohën kur garonte për kryetar të PD-së, ku sillte të fortët në selitë e PD-së, ku nuk njihte kryetarët e degëve. Ndaj i uroj sukese”, tha Korreshi.

Ndërsa Ferdinand Xhaferraj, deputet i PD-së, në ‘Opinion’ në Neës24 e konsideroi Shehajn me frymë populiste. “Edhe mënyra se si u soll për të marrë protagonizëm është populizëm. Nuk i shkon se vjen nga bota e biznesit”, tha Xhaferraj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb