Departamenti Amerikan i Shtetit po punon për të hequr “arrogantin” Volodymyr Zelensky, tha shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse (SVR) në një deklaratë të parë nga Tass.

“Sipas informacionit të marrë nga SVR, Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të punojë për skenarët e zëvendësimit të lidershipit aktual në Ukrainë, nëse është e nevojshme. Ndër mënyrat e tjera “legjitime” të largimit të Zelenskyt “jashtëzakonisht arrogant”, Uashingtoni po shqyrton mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Ukrainë mes armiqësive të vazhdueshme me Rusinë vitin e ardhshëm”, thuhet në deklaratë, raporton TgCom24.

Lufta në Ukrainë është në ditën e 992. Ndërkohë, Donald Trump, në një bisedë telefonike me Putinin, do të kishte ftuar liderin rus që të shmangte përshkallëzimin e mëtejshëm në Ukrainë. Për më tepër, siç raportohet nga Washington Post, presidenti i zgjedhur amerikan ka shprehur dëshirën e tij për kontakte të mëtejshme me Putinin për të diskutuar “një zgjidhje të shpejtë të luftës”. Kremlini, megjithatë, mohoi thirrjen mes dy liderëve, duke nënvizuar megjithatë se dëshira e Trump për të arritur një marrëveshje paqeje tregon se ka “shenja pozitive”.

Ndërkohë sipas Qendrës Ukrainase për Luftimin e Dezinformimit, trupat ruse kanë ruajtur raketa në aeroporte për të përgatitur sulme masive ndaj Ukrainës. Kështu deklaroi Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës për Luftimin e Dezinformimit të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ukrainës në Telegram, raportuar nga Ukrainska Pravda. “Rusët janë gati për sulme masive. Ka mjaft raketa, ato janë grumbulluar në aeroportet strategjike dhe vazhdojnë të grumbullohen. Forcat ajrore janë gjithashtu gati,” tha ai.

Nga ana tjetër Rusia do të vazhdojë të ashtuquajturin operacion ushtarak special në Ukrainë “derisa të arrihen të gjitha objektivat e vendosura”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Ria Novosti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: