Raportet e monitorimit të Bashkimit Europian gjetën nivele të larta të ndotjes në lumenjtë shqiptare me fosfate dhe kimikate.


Analiza që u publikua nga Eurostat së fundi në kuadër të monitorimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm vërejti se lumenjtë shqiptare paraqiten me ndotjen më të madhe në Europë.


Lumenjtë tanë sipas matjeve u gjeten me nivelin me të lartë të biokimikatëve. Në një litër ujë u ishin gati 7 miligram biokimikate, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të madhe nga Rumania, vendi tjetër me nivelin më të lartë me 3,5 miligram për një litër ujë.


Vlerat e larta të biokimikateve janë zakonisht shenja të ndotjes që e ndikojnë negativisht cilësinë e ujit. Lumenjtë më të pastër i kanë biokimikatet më pak se 1 miligram për litër. Lumenjtë e ndotur në nivel mesatar tregojnë vlera që variojnë nga 2 deri në 8 mg / L.

Gjithashtu, Shqipëria paraqitet edhe me nivelin më të lartë fosfateve në lumenj. Matjet treguan se niveli i tyre ishte 6.9 miligram për litër në vitin 2015 me një rritje të konsiderueshme në raport me vitin 2013 ku niveli i tyre ishte në 5.5 miligram për litër.

Sipas grafikut më poshtë, niveli i fosfatit në lumenjtë shqiptarë është gati sa dyfishi i mesatares në lumenjtë europiane.

Përqendrimet e larta të fosfatit dëmtojnë cilësinë e ujit, duke nxitur rritjen e makrofiteve dhe algave.

Lumenjtë shqiptarë i kanë ujërat e ndotura për shkak se në to rrjedhin lirshëm të gjitha llojet e mbetjeve, duke përfshire edhe ato industrial.

Gjithashtu përdorimi i kimikateve dhe fosfateve në bujqësi është larg çdo kontrolli, teksa ende janë disa pika të zeza rreziku nga mbetjet e rrezikshme industrial të para viteve 1990 që ende rrezikojnë cilësinë e ujerave në lumenjtë shqiptare./Monitor

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb