TIRANË

Në raportin final të OSBE/ODHIR, i cili përbëhet nga 34 faqe, është komentuar gjerësisht edhe dita e zgjedhjeve me 30 qershor. Në gjetjet e raporti thuhet se kjo ditë shkoi përgjithësisht e qetë, pavarësisht tensioneve dhe rasteve të tjera të izoluar që u shaktuan nga grupe të  caktuara individësh.

Sipas raportit, në disa raste ka patur persona të caktuar që përpiqeshin të ushtronin ndikim tek votuesit, ndërsa në raste të tjera është raportuar se”jo gjithmonë është kontrolluar gjurma e bojës”.

Problematikat në ditën e zgjedhjeve me 30 qershor:

-Dita e votimit ishte përgjithësisht e qetë, përvecc disa tensioneve të vogla. Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit.

-Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë.

-U evidentuan raste të personave që përpiqeshin të ndikonin votuesit e tjere.
-U vu re votimi në grup ose familjar dhe votimi me përfaqësim.

-Në 16 përqind të vëzhgimeve, MVZ ODIHR vuri në dukje raste të të njëjtit person që u jepte ndihmë shumë votuesve”-thekson raporti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: