Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një konferencë për shtyp deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv dhe pa kushte të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas tij, ky nuk është raporti i vjetër, por raport i ri që dëshmon progresin e vendit.

“Komisioni nënvizon se Shqipëria është një rast suksesi sa i përket reformës në drejtësi. E veçon për një shkak me vlerë të dyfishtë, nivelin e performancës ndërkombëtar. Duke vlerësuar numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar thekson se është kryer nën monitorimin e ONM. Qeveria është vlerësuar për luftën ndaj korrupsionit dhe trafikut e drogës”,- tha Cakaj në fjalë ne tij.

Por veç gjërave pozitive, ai nënvizoi se me ngjyrë të zezë mbi fletën e bardhë është shkruar se jo të gjithë aktorët politikë në Shqipëri kanë qenë në një mendje, kur vjen puna tek çuarja përpara e reformës elektorale.

“Me ngjyrë të zezë mbi fletën e bardhë shkruhej ndër të tjera se qeveria ka bërë gjithë punën e nevojshme për reformën elektorale, por nuk ka ecur para për shkak të aktorëve të tjerë politikë. Shqipëria që duam është Shqipëria që vlerëson Europa. Shqipëria figuron si një vend që respekton parimet demokratike”,- shtoi ai.

Duke u ndalur edhe tek situata politike, Cakaj tha se tani është koha që palët politike të lënë mënjanë interesat personale.

“Interesat e vendit duhet të kalojë çdo interes politik e personal. Në vend të retorikave shterpe ka ardhur koha e dialogut”,- shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: