19 mijë shqiptarë gjatë vitit 2018 kanë aplikuar për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat që i rendit shqiptarët në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve, pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigerisë, Turqisë dhe Venezuelës. Në vend të parë  është Iraku, me rreth 81 mijë aplikime.

Eurostat

Në raport me vitet e kaluara numri i azilantëve shqiptarë ka rënë. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n. Në total, sipas Eurostat, gjatë vitit që lamë pas janë 580 800 shtetas që kanë aplikuar për azil në një nga vendet e BE, duke e zbritur këtë numër me 11% krahasuar me vitin 2017.

Eurostat 2

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb