TIRANË- Investimet e huaja direkte po shfaqin një tendencë pozitive, megjithëse mbeten të përqendruara në pak sektorë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, Investimet e huaja direkte gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, dominuan në sektorin e industrisë energjitike dhe nxjerrëse.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, sektori energjetik në gjashtë muaj solli 39% të totalit të investimeve të huaja. Ndërsa investimet në industrinë nxjerrëse, llogariten në 106 milionë euro ose 28% të totalit të IHD.

Rritja e investimeve i detyrohet përmirësimit të çmimit të lëndëve të para dhe mbylljes së tranzicionit të shitblerjes në kompaninë më të rëndësishme të sektorit, Bankers Petroleum.

Sistemi financiar ngelet i rëndësishëm në fluksin e investimeve të huaja dhe për gjysmën e parë të këtij viti solli 13% të totalit.

Ndërkohë që investimet e huaja kanë arritur në 46 milionë euro, falë kjo dhe injektimeve të kapitalit nga aksionerët e bankave të huaja që veprojnë në vend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb