TIRANE- Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, komentoi sot raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të drejtat e njeriut duke e cilësuar një thirrje për politiken shqiptare që të miratojë sa më parë reformën në drejtësi.

“Raporti shpreh me nota pozitive përpjekjet që qeveria shqiptare ka bërë në luftën kundër korrupsionit, por tani kryefjala është reforma në drejtësi. Sa më shumë të zgjasë mosbërja e saj aq më e vështirë do të jetë për ne që të marrim rezultatet e pritshme. Raporti i DASH duhet lexuar me kujdes dhe si një thirrje që vjen nga partnerët tanë amerikanë. Po të lexojmë raportin e DASH është pikërisht ajo që kërkohet të ecet përpara me reformën në drejtësi, dhe të lëmë pas lojërat politike. Makinacionet e tipit e kërkuam ne, mos ta dorëzojnë vetë, duhet të mos bëhen më, por të vijohet me punën në komisione. Nuk ka më kohë për lojëra politike, Shqipëria ka nevojë emergjente për Reformën në Drejtësi”, tha ministri Çuçi, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: