Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Terrorizmin ku përmblidhen arritjet dhe sfidat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të luftuar dhe mposhtur organizatat terroriste gjatë vitit 2018.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti thekson se Korrupsioni dhe pengesat për shkëmbimin e informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm dhe një sistem gjyqësor me funksionim të dobët vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri në të gjitha nivelet. Reformat kushtetuese dhe ligjore për gjyqësorin janë duke u zhvilluar, duke filluar me verifikimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsionin, aftësinë dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Që nga dhjetori i vitit 2018, komisioni i verifikimit dhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit kishin pushuar nga puna 30 gjyqtarë, konfirmuan 31 gjyqtarë të rinj, si dhe shënuan 16 dorëheqje gjyqësore që predominuan procesin e verifikimit. Për më tepër, në dhjetor, Shqipëria themeloi Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor: organe që do të shërbejnë si shtylla të një sistemi gjyqësor të pavarur, cilësor.

Me tej ne raporti thuhet se ndër vendet evropiane që ndërmorrën hapa konkrete kundër terrorizmit të mbështetur nga regjimi iranian, përmendet edhe Shqipëria. Sipas Departamentit te shtetit thuhet se Shqiperia vazhdoi të mbështesë me forcë përpjekjet anti-terror, si dhe vazhdoi të marrë pjesë në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS-it.

Kërcënimi terrorist në Shqipëri vjen nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si dhe nga përpjekjet për radikalizimin e rinisë shqiptare drejt dhunës. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin iranian, në përgjigje të një plani të sponsorizuar nga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri. Shqipëria vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve. Megjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.

Erion Kaçorri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb