TIRANË

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për Shqipërinë.

Në një status në “Facebook” Vasili shkruan se sipas DASH, zgjedhjet e 2017 ishin shitblerje vote dhe presion duke nxjerrë dhe një pjesë të raportit ku citohet raporti i OSBE për akuzat e blerjes së votave. Ndaj ai thotë se Rama dhe qeveria janë të jashtëligjshme.

“Amerika i vë vulën shitblerjes së votës.
Departamenti Amerikan i Shtetit foli qartë, zgjedhjet e 2017 ishin:
Shitblerje vote dhe presion.
Nga shitblerja e votës u zgjodh Edi Rama, kjo qeveri dhe deputetët që ndërtuan kapjen e shtetit.
Ndaj Edi Rama dhe qeveria janë të jashtëligjshme.
Rrëzimi i tyre është shpëtimi i demokracisë dhe i qytetarëve.
Lexojeni vete çfarë thotë DASH”, shkruan Vasili.

Vasili Fb
Vasili Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: