Ish-deputeti Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se bedelët Rama dhe Cakaj dolën sot përpara shqiptarëve dhe folën për sukseset e tyre imagjinare.

Vasili shprehet se raporti i DASH flet për një Shqipëri reale, për krimin, korrupsionin dhe tmerret që ndodhin në këtë vend, kurse kryeministri dhe i zgjedhuri i tij në ministri të Jashtme na flasin për suksese që nuk ekzistojnë dhe kjo i bën të jenë sikundër një i marrë.

Postimi i Vasilit:

Edi Rama bedel kryeministër lexon Raportin e DASH- it me bedelin Cakaj!!!

Edi Rama tashmë bedel kryeministër ka vënë të lexojë raportin asgjësues të DASH-it me anë të bedelit Cakaj dhe të dy bedelët bashkë lexojnë e përfytyrojnë suksese imagjinare?!

Ngjajnë të dy bedelët me një të marrë, që thoshte me bindje jam Napolon Bonaparti.

Cakaj me një kurajo të trashë, e lexon raportin shterues të DASH -it aq të qartë në mendime dhe në anglishten e tij, me të njëjtën “qartësi” psiqike sikurse edhe “shqipja” e vetë Cakajt.

Për të ndihmuar dy bedelët po ju kujtojmë edhe njëherë, por këtë herë me qartësi mendimi dhe me një shqipe që nuk çalon se në të vertete në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet pa asnjë ekuivok dhe prerë se:

1.Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

2. Korrupsioni zyrtar, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

3.Shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

4.Për Pastrimin e parave, gjatë vitit 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

5.Ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

6.Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

7.Shqipëria,shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb