Pas publikimit të raportit të “Doing Bussiness” ku thuhej se Shqipëria ka pësuar rënie drastike me 19 vende nga viti i kaluar për lehtësirat e të bërit biznes, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.


Përmes një postim në ‘Facebook’ Manjani ironizon, ndërsa shton se në vendi është rritur në “doing drugs”. Në këtë linjë ai shton se Europa që bëri “gabim historik”, duke nënkuptuar kështu moscjelljen e negociatave, e konfirmon këtë rritje.


“Kemi rënie në “doing business”, por jemi rritur shumë në “doing drugs”.
Europa që bëri “gabim historik” e konfirmon këtë rritje…”, shkruan Manjani.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: